Balotazhi në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE kryeson në 21 komuna, Vlen në 4

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 11:11 | Ballkani

Balotazhi në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE kryeson në 21

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE kryeson në 21 prej 33 komunave ku mbajt balotazhi i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Partia e Hristian Mickoskit, prin në shkup, por edhe Kërçovë dhe Koçan . Ndërkohë, partneri i tij në qeveri, koalicionit shqiptar VLEN, kryeson në 4 komuna: Tetovë, Bogovinë, Dibër dhe Dollnen. Kandidatët nga LSDM-ja opozitare kryesojnë në 3 komuna. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vend tha se dalja në zgjedhje ishte rreth 45 për qind.

Votimet, që u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën me kohë në orën 19:00 të së dielës u mbajtën në mënyrë paqësore pa ndonjë incident sipas autoriteteve maqedonase.

Në Qytetin e Shkupit, garuan kandidatë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe e Majta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos