
Policia Rrugore e Vlorës ka nisur një aksion të gjerë në disa pika të qytetit, me qëllim kontrollin e automjeteve dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.
Fokusi kryesor i aksionit është identifikimi i automjeteve që kanë gjoba të prapambetura dhe nuk i kanë shlyer ato, si dhe evidentimi i drejtuesve që shkelin Kodin Rrugor.
Në një nga pikat e kontrollit, të ngritur në hyrje të Vlorës, efektivët po ndalojnë automjetet dhe po kontrollojnë drejtuesit që nuk përdorin rripin e sigurimit, përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo dyshohen për përdorim të lëndëve narkotike.
Kontrollet përfshijnë gjithashtu verifikimin e automjeteve për sende të kundërligjshme që mund të gjenden në brendësi të tyre.
Sipas informacioneve, aksioni do të vijojë për disa ditë me radhë, ndërsa deri më tani numri i gjobave të vendosura për parregullsi dhe shkelje të Kodit Rrugor raportohet të jetë i lartë. (A2 Televizion)