Brukseli kërcënon Vuçiçin: Mos shko në Moskë, duam tjetër strategji

Nga Rosalba Bejdo
2 Maj 2025, 21:07 | Ballkani

Bashkimi Europian është i bindur se vizita në Moskë, më 9 Maj, e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, është një kthim prapa.

Zëdhënësi i Komisionit Europian në një reagim të tij tha se BE-ja dëshiron të mbështetet te Serbia dhe se vendi duhet të konfirmojë drejtimin e vet strategjik drejt bllokut, pasi marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë si zakonisht.

“BE-ja e ka të qartë për të gjithë, përfshirë Serbinë, se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht për sa kohë që lufta vazhdon, ndërsa regjimi i Putinit është në pushtet dhe në hijen e luftës së paprovokuar rus ndaj Ukrainës”, tha zyrtari i KE.

Ai shtoi se nuk donte të spekulonte mbi pasojat e mundshme me të cilat mund të përballet Serbia.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos