“Po merrni territor nga Serbia”, Vuçiç nga SHBA: Kosova është e jona, jo standarde të dyfishta

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 20:13 | Ballkani

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po qëndron në një vizitë në SHBA, ku synon të marrë bekimin e Donald Trumpit për të shkuar në Moskë me 9 maj, kur shënohet Dita e Fitores ndaj Nazizmit.

Por një tjetër çështje për të cilën kërkon dëshpërimisht mirëkuptimin amerikan, është Kosova. Për gazetarët, kreu i shtetit serb tha se nuk mund të ketë standarde të dyfishta dhe Karta e OKB duhet të zbatohet jo vetëm për Ukrainën por edhe Serbinë.

Ai deklaroi se në një bisedë të kryer me Rudi Giuliani-n, bashkëpunëtor i Donald Trump, i kishte theksuar atij dy gjëra: “Nuk mund të keni një qasje të dyfishtë, të thoni se jeni në favor të respektimit të së drejtës publike ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, dhe pastaj të bombardoni Serbinë, të pushtoni 13 ose 14 përqind të territorit të Serbisë. Dhe kur diçka e ngjashme ndodh në Ukrainë, atëherë është një krim."

"Nuk mund të vazhdosh të thuash në Sarajevë se Kosova është e pavarur dhe pastaj të thuash se Dodiku është kriminel, që dëshiron diçka tjetër...”, theksoi Vuçiç për gazetarët. 

Ai shtoi më tej se do të fliste për këtë me Trump, me te cilin siç pretendon do te zhvilloje dy takime, ndërsa përsëriti qëndrimin se Kosova i përket Serbisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos