“Nëse i trajtojnë anëtarët potencialë me kaq arrogancë, çfarë do të ndodhë kur një vend të bjerë plotësisht nën vullnetin e këtyre huliganëve evropianë?”.
Me këto fjalë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj paralajmërimit të BE-së ndaj Presidentit Vuçiç për vendimin e tij për të vizituar Moskën më 9 maj. Sipas Zakharovës, Bashkimi Europian po shpërfill demokracinë e po vepron njësoj si mafia e grupet terroriste, shkruan A2.
“Kështu vepronin piratët, kështu vepron mafia, kështu veprojnë shantazhuesit dhe kriminelët, kështu veprojnë grupet terroriste. A ka ndonjë të mirë ky “Komision Evropian” që ka adoptuar metoda banditeske për të bërë biznes”, pyet Zakharova.
(A2 Televizion)