Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi konfliktin dhe se sekretari i shtetit, Marko Rubio, po punon mbi atë çështje dhe gjithashtu në ndalimin e luftërave të tjera, shkruan A2 CNN.
“Kemi qenë shumë të suksesshëm në ndalimin e luftrave. Zgjidhëm atë mes Indisë dhe Pakistanit. Kishit Ruandën dhe Kongon që vazhdonte prej 30 vitesh. Meqë ra fjala për Indinë dhe Pakistanin, do të kishte qenë një luftë bërthamore nëse vazhdonte dhe një javë tjetër. Ashtu si po shkonte, po bëhej shumë keq. E ndalëm atë përmes tregtisë. U thashë se nuk do bënim tregti, nëse nuk e zgjidhin këtë. Dhe kështu që ndaluan.
Ruanda dhe Kongo po vazhdon prej 30 vitesh si luftë. Të paktën 7 milionë njerëz u vranë me armë shumë mizore, si hanxharë. Askush nuk u afrohej vendeve. Zgjidhëm çështjen mes Serbisë dhe Kosovës. Ishte një luftë që do të ndodhte. Në atë çështje përdora tregtinë, në fakt e përdor edhe për shumë gjëra. Tregtia është diçka e mirë për të mbyllur luftëra. Ishte me të vërtetë e rëndësishme shumë. Marco po punon fort me të gjithë këtu për paqen”, tha Trump. (A2 Televizion)