Tragjedi në Prilep, burri vret nipin dhe djalin e tij e më pas vetëvritet

Nga A2 CNN
13 Korrik 2025, 09:04 | Ballkani

Tragjedi në Prilep, burri vret nipin dhe djalin e tij e më pas

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën pasdite në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar me armë zjarri, dhe më pas kreu vetëvrasje. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 pranë Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale.

Sipas raportimeve, burri ishte bashkë me dy djemtë në shtëpi dhe pas rreth një ore i ka qëlluar për vdekje. Ngjarja u raportua në polici rreth orës 15:30, por policia shkoi në vendngjarje vetëm pas shtatë orësh, në orën 22:30. Kjo vonesë ka ngritur shqetësime serioze për dështimin e institucioneve në raste emergjente.

Kur policia u përpoq të hynte në shtëpi, autori i kërcënoi me një bombë dore dhe më pas e aktivizoi atë, duke krijuar panik në lagje. Për shkak të rrezikut, u kërkua ndihmë nga Shkupi, por forcat speciale mbërritën vetëm pas mesnate, rreth orës 01:30. Ndërhyrja nuk pati efekt, pasi autori kreu vetëvrasje.

Vetëm pas kësaj situate dramatike, autoritetet nisën hetimet. Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie, dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos