Dhjetëra tërmete gjatë ditëve të fundit, njerëzit braktisin ishullin grek! Dalin pamjet nga Santorini

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2025, 14:01 | Ballkani

Dhjetëra tërmete gjatë ditëve të fundit, njerëzit

Kanë nisur largimet masive nga Santorini të njerëzve nga frika e tërmeteve, të cilët kanë ‘mbërthyer’ ishullin gjatë ditëve të fundit.

Burime për A2 CNN kanë siguruar fotografitë gjatë natës së kaluar, teksa dhjetëra makina presin në radhë për t’u larguar nga ishulli.

Dhjetëra tërmete gjatë ditëve të fundit, njerëzit

Po ashtu, sipas informacioneve bëhet e ditur se nga ishulli nisen 3 tragete në ditë me kapacitet të plotë.

Kujtojmë se në ishull bie çdo 10 minuta nga një tërmet nga 4 deri në 5 ballë. Nga ishulli kanë ikur deri tani 10 tragete, mes tyre dhe një numer i lartë shqiptarësh, shkruan A2 CNN.

Dhjetëra tërmete gjatë ditëve të fundit, njerëzit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos