Dhunë dhe përplasje me Policinë, ish-deputeti serb zbulon në A2 CNN të pathënat e protestës kundër Vuçiç: Ja çfarë kërkohet

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 14:25 | Ballkani

Ish-deputeti dhe aktivisti serb, Dordje (Đorđe) Miketić, ka zbuluar në ‘Ditari i Fundjavës’ me gazetarin Erion Dushi në A2 CNN më shumë detaje mbi protestat e organizuara dje nga studentët në Beograd.

Miketić tha se protestat kanë për qëllim shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe futjen e një liste me intelektualë në listat e partive politike për deputetë.

Ai shtoi gjithashtu se qeveria serbe dhe Presidenti Vuçiç janë të korruptuar dhe po e mbajnë pushtetin duke vjedhur vota.

Miketić kritikoi ashpër edhe Policinë e Serbisë, pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme ndaj protestuesve, raporton A2 CNN.

“Çdokush në Serbi po proteston. Protesta e cila zgjati më shumë se 7 muaj, ku u përfshinë studentët, ata protestuan kundër gjendjes sociale dhe tashmë protesta është e pathyeshme. E filluan studentët, por ata u mbështetën edhe nga sindikatat dhe grupet e tjera që luftojnë kundër korrupsionit. Është një protestë jopolitike dhe studentët e nisën këtë protestë duke thënë se nuk ishin të interesuar për politikën apo palët politike.

Por pas 6 muajsh, asnjë parti politike në pushtet nuk ka marrë përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad. Tani studentët kërkojnë zgjedhje të reja dhe një listë me kandidatë dhe emra të rinj, me profesorë që janë intelektualë dhe janë kundër pushtetit aktual. Ata akuzojnë Vuçiç se po blen votën, edhe pse ai cilësohet si një humbës i këtyre zgjedhjeve. Shuma totale e votave dhe e grumbullimit të personave është shumë e madhe. Studentët thonë se Vuçiç nuk ka arsye që Vuçiç të qëndrojë në pushtet.

Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të zemëruar. Siç e kemi parë në TV, dhuna e regjimit të Vuçiç është e pafalshme. Kjo është protesta më pak e dhunshme që kemi pasur dekadën e fundit në Serbi. 200 mijë njerëz dolën në rrugë dje, që është 40 % e votuesve, edhe pse Vuçiç fiku transmetuesit publik. 4-5 % e njerëzve dolën në rrugë dje. Policia po punon kundër popullit”, tha mes të tjerash Miketić. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos