Për të tretën ditë radhazi, zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin e madh pyjor që shpërtheu në ishullin grek të Kosit, në Egjeun verior.
Të paktën 444 zjarrfikës nga Athina, Selaniku dhe vende të tjera në Greqi, të mbështetur nga 85 automjete dhe 30 vullnetarë, po operojnë në ishull, i cili shpalli gjendje të jashtëzakonshme dje.
Kryetari i bashkisë së Kosit, Ioannis Malafis, i intervistuar nga Kathimerini, shpjegoi se fronti i zjarrit ka arritur "një gjatësi prej 30-40 kilometrash" dhe se shtrihet nga periferia e qytetit të Kosit deri në lokalitetin Vessa, ku zjarrfikësit aktualisht po përqendrojnë përpjekjet e tyre për të shuar zjarrin.
Deri më tani, rreth 20 vendbanime janë evakuuar si masë paraprake.
Emergjenca filloi të dielën në mëngjes, kur flakët u përhapën jashtë qytetit të Kiosit në tre vende të ndryshme. Autoritetet greke tani po hetojnë origjinën e mundshme keqdashëse të zjarrit.
Greqia shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin e Kosit, ndërsa erërat i përshkallëzuan më tej flakët, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe evakuimin e banorëve.
(A2 Televizion)