Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Nga Rosalba Bejdo
23 Qershor 2025, 20:30 | Ballkani

Municioni i prodhuar në fabrikat e mbrojtjes në Serbi, kryesisht për sisteme të rënda me rreze të gjatë veprimi, po u dërgohet vendeve anëtare të NATO-s në favor të Ukrainës, në formën e seteve të plota të pjesëve për montim.

Kështu thotw shërbimi i inteligjencës së Rusisë. Në reagim thuhet se: “Dërgimi i armëve nga Serbia i mundëson Kievit që formalisht të pranojë pajisje të industrisë ushtarake që, në atë fazë, nuk janë më serbe, pasi montohen në fabrika armësh në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit bëhet kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhet në njoftimin e datës 23 qershor.

Në njoftim shtohet se, sipas të dhënave të siguruara nga inteligjenca e jashtme ruse, “ushtria ukrainase është shumë mirënjohëse ndaj prodhuesve serbë të armëve dhe municionit për kontributin e tyre në ruajtjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës”.

Për këtë fakt ka reaguar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Sipas tij, “Dërgimi i armatimeve ushtarake nga Serbia në Ukrainë është tepër shqetësuese për Rusinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos