Djali dhe vëllai përballë protestuesve - "Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë"

Nga A2 CNN
17 Gusht 2025, 18:37 | Ballkani

Djali dhe vëllai përballë protestuesve - "Isha dhe unë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e të miturve në to. Ai u shpreh i vendosur për të ndërmarrë masa konkrete brenda 6 deri në 7 ditë, duke paralajmëruar një përgjigje të ashpër të shtetit ndaj asaj që e quajti “tentativë për revolucion me ngjyra”.

Duke komentuar deklaratat e përfaqësueses së BE-së, Marta Kos, Vuçiç zbuloi se ka marrë një mesazh nga një udhëheqës evropian i cili kishte shprehur shqetësim për dëmtimin e zyrave të partive politike.

“Më shkroi se është e papranueshme të prishen zyrat e partive politike. I thashë: 'Ndoshta kam harruar anglishten, më lejoni të kuptoj mirë. Zyrat e kujt u shkatërruan?’ Vetëm një partie. Pastaj më tha: ‘Po, edhe për këtë bëhet fjalë.’ Por çfarë tjetër mendoni, meqenëse zyrat e njerëzve të tjerë nuk u shkatërruan. Dhe nuk mora më përgjigje”, tha Vuçiç me ironi.

Presidenti theksoi se në opinion publik, shpeshherë, qeveria akuzohet padrejtësisht për gjithçka që ndodh.

“Kur vriten njerëz në Serbi, nuk fajësohen vrasësit, por qeveria. Kështu kanë ardhur punët. Do të reagojmë siç kanë reaguar vendet e tjera ndaj terrorizmit”, theksoi ai, duke lënë të kuptohet se përgjigja shtetërore do të jetë e vendosur ndaj protestuesve.

Vuçiç akuzoi organizatorët e protestave për mungesë ideologjie dhe theksoi se ata po përpiqen të krijojnë tensione duke përfshirë edhe fëmijë në tubime.

“Bllokuesit nuk kanë as ide, as ideologji. E përsërisin dhunën, janë të përzgjedhur për këtë punë. Nuk u intereson për jetën e fëmijëve. Vetëm për përplasjen”, tha Presidenti serb.

Në një moment personal, Vuçiç u ndal tek akuzat për pjesëmarrjen e anëtarëve të familjes së tij në protesta, ku i vëllai Andrej dhe djali i tij i madh, Daniel Vuçiç u panë mes mbështetësve të SNS-së.

“Djali im shkoi aty, vëllai im po ashtu. Edhe unë isha aty. Pas disa vitesh, do të vijë edhe Vukani. Kështu jemi ne Vuçiçët, besnikë dhe luftëtarë. Për çfarë po gënjeni atëherë?”, tha ai.

Kreu i Beogradit komentoi gjithashtu përdorimin e ikonave dhe simboleve fetare nga protestuesit, duke thënë se ato po keqpërdoren për të manipuluar opinionin publik.

“Na thonë: ‘Shikoni ikonat, Virgjëreshën Mari’. Por nuk tregojnë se kush qëndron pas tyre. Janë kryqëzues, armiq të Kishës Ortodokse Serbe, të udhëhequr nga Kryepeshkopi Antonija. Përdorin fenë për të fshehur qëllimet e tyre të vërteta”, theksoi Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos