Dodik i kërkon ndihmë Rusisë dhe Serbisë: Nuk e pranoj dënimin e gjykatës, plan i qartë për të dalë nga situata

Nga A2 CNN
1 Gusht 2025, 20:39 | Ballkani

Presidenti i Republikës Sërbska në Bosnje dhe Hercegovinë tha se nuk do ta pranojë dënimin e dhënë këtë të premte për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmid. 

Trupi gjykues në Bosnje konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë të 26 shkurtit, me të cilin Milorad Dodik është dënuar me një vit burgim dhe ndalim prej gjashtë vitesh për ushtrimin e funksioneve politike, shkruan A2 CNN.

Por në një konferëncë të jashtëzakonëshme për shtyp në Banjallukë, kreu i entitetit serb, e cilësoi këtë një vendim politik, dhe e bëri të qartë që nuk do ta pranojë.

Ai paralajmëroi se Kuvendi i Republikës Sërbska do të miratojë vendime të reja dhe se duhet të hartohet një “plan i qartë për të dalë nga kjo situatë”, pa dhënë hollësi se për çfarë vendimesh bëhet fjalë.

Dodik paralajmëroi se Republika Serbska duhet të hakmerret dhe se një rrezik i madh i kanoset entitetit serb.. Ai tha se pret mbështetjen e Serbisë dhe rusisë dhe se do t’i drejtohet edhe SHBA.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiq, tha pas shpalljes së aktgjykimit se do të dorëzohet një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, me qëllim që të tentohet kontestimi i tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos