Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës u dënua me vendim të formës së prerë për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, shkruan A2 CNN.
Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, me të cilin Milorad Dodik është dënuar me një vit burgim dhe ndalim prej gjashtë vjetësh për ushtrimin e funksioneve politike.
Presidenti i Republika Srpska por edhe disa zyrtarë të etnitetit serb në Bosnjë rezultuan fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më herët ishin anuluar nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt. (A2 Televizion)