Ndeshja miqësore e basketbollit mes Serbisë dhe Sllovenisë, e zhvilluar së fundmi, pritej me interes të madh nga publiku, kjo edhe për shkak pasi në dy ekipet merrnin pjesë edhe disa yje të NBA.
Por eventi u shoqërua edhe me momente politike dhe protesta të hapura nga tifozët në tribuna.
Dhe kjo u shkaktua pasi në shkallë u pa ish-presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili kohët e fundit është në qendër të skandaleve.
Teksa Dodik, po lëvizte në pushim të ndeshjes ai u pa nga publiku dhe menjëherë u përball me thirrje "pumpaj", një shprehje që tashmë është kthyer në simbol të protestave kundër pushtetit aktual në Serbi.
Situata u tensionua më tej kur, pas rikthimit të Dodikut në tribunë, tifozët shpërthyen në fishkëllima të zhurmshme në drejtim të tij. Nuk munguan as ofendimet ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke treguar kështu pakënaqësinë e thellë të një pjese të publikut ndaj lidershipit politik.
pic.twitter.com/lRRt7CzcGo (A2 Televizion)
— Dečak iz kraja (@Virim_iz_coska) August 21, 2025