Me tone pesimiste është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandat Vuçiç në fjalimin e tij drejtuar popullit serb. Konflikti në Ukrainë dhe sulmet e fundit me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus mund të sjellin përdorimin e armëve bërthamore. Reagimi i Vuçiç vjen në ditën kur luftimet në Ukrainë kanë arritur ditën e 1000.
"Unë pres që veprimi i raketave ATACMS në rajonin Bryansk në Rusi të shkaktojë veprime të mëtejshme kundër objekteve energjetike dhe urave në Dnieper. Përshkallëzimi i mëtejshëm do të çojë në përdorimin e armëve bërthamore", theksoi Vuçiç.
Më tej, lideri serb vuri në dukje faktin se e njeh shumë mirë Vladimir Putin dhe se në çdp rrethan nëse Rusia kërcënohej, nuk do të hezitonte të përdorte armët bërthamore. “Nëse Moska do të kërcënohej, unë e njoh mjaft mirë presidentin rus Vladimir Putin për të thënë se ai nuk do të hezitonte të përdorte armë bërthamore”, shton Vuçiç.
Ai theksoi se Serbia është plotësisht e papërgatitur për një konflikt të tillë sa i përket strehimoreve, se ka vend vetëm për 257.000 njerëz dhe se do të jetë e nevojshme të rregullohet hapësira për të arritur kapacitetin prej një milion e gjysmë njerëz.
Në lidhje me vizitën në Moskë, Presidenti serb, Aleksandar Vuiq, ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në muajin maj. “Nëse nuk vjen fundi i botës – ndonëse nuk jam i sigurt, por shpresoj që nuk do të ndodhë – do të ishte nder i madh për mua që të jem në Sheshin e Kuq për përvjetorin e 80-të të çlirimit prej fashizmit”, ka thënë Vuçiç. Presidenti serb ka thënë se ka diskutuar për këtë çështje edhe me kryeministrin sllovak, Robert Fico, i cili “gjithashtu do të marrë pjesë”.
Kremlini ka thënë të martën se synon që më 9 maj të vitit tjetër të shënojë “festimin më të madh në histori”, teksa tenton të çojë përpara vlera patriotike dhe ushtarake. (A2 Televizion)