Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve , çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 08:00 | Ballkani

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve , çdo bëhet me

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve të parregullt të aplikonin për leje qëndrimi pas shtatë vitesh qëndrimi në vend.

Ministri i Migracionit, Makis Voridis, deklaroi se kjo dispozitë është abuzuar dhe se nga tani e tutje “askush që ndodhet ilegalisht në Greqi nuk do të legalizohet kurrë”. Ai theksoi se çdo vit hyjnë ilegalisht rreth 55-65,000 emigrantë, gjysmës së të cilëve u jepet azil.

Projektligji i ri, i miratuar nga kabineti dhe që pritet të kalojë në Parlament në qershor, parashikon dënim me burg deri në pesë vjet për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm. Gjithashtu, paraburgimi para deportimit do të zgjatet deri në dy vjet nga maksimumi aktual prej 18 muajsh.

Në vitin 2024, policia greke arrestoi 74,000 migrantë të parregullt, por arriti të dëbojë vetëm 2,500. Ministri tha se shumë prej tyre pretendojnë identitete të rreme për të shtyrë procesin e deportimit.

Ndërkohë, për të përmbushur nevojat ekonomike dhe mungesën e fuqisë punëtore, rreth 200,000 punëtorë sipas Bankës së Greqisë, qeveria do të paraqesë deri në korrik rregullore të reja që inkurajojnë emigrimin e ligjshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos