Greqia nxjerr në det “bishën” e re, fregata "KIMON" që mban raketa 'Aster 30'

Nga A2 CNN
7 Korrik 2025, 22:51 | Ballkani

Greqia nxjerr në det “bishën” e re, fregata

Greqia ka nxjerrë këtë të hënë për herë të parë në det fregatën e re FDI HN "KIMON", e cila u nis për serinë e saj të parë të gjerë të provave detare, duke lundruar nga mjediset e Grupit Detar në Lorient.

Prova e parë e shkurtër detare e fregatës u zhvillua në fund të majit, kryesisht e kufizuar në konfirmimin e sistemit shtytës. Megjithatë, këtë herë, "KIMON" po hyn në zemër të vlerësimit, pasi pritet të realizohet testimi operativ në kushte reale.

Përafërsisht 40 anëtarë të personelit të Marinës, oficerë dhe nënoficerë, ndodhen tashmë në bordin e fregatës "KIMON", duke marrë pjesë, së bashku me personelin e Grupit Detar, në çdo inspektim.

Fregata "KIMON " është e para nga tre anije të kësaj klase që po ndërtohen për Marinën helene, bazuar në tipin Belharra, por me modifikime të rëndësishme.

Ajo përfshin sisteme të përparuara, të tilla si RAM për mbrojtje nga afër, 32 lëshues vertikalë për raketat Aster 30 dhe gjenerata e fundit e Thales ECM, e cila është në fazën përfundimtare të testimit.

Greqia nxjerr në det “bishën” e re, fregata

Testet do të kryhen në tre faza kryesore, duke u përqendruar në manovrat e shtytjes, kthesat e mprehta, përshpejtimin, kontrollin e të gjitha instalimeve mekanike dhe vlerësimin e sensorëve kritikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos