Pse Vuçiç flet për armatosje e kërcënime? “Ua ka shpëlarë trurin serbëve, por siguria varet nga fqinjët dhe NATO”

Nga Rosalba Bejdo
7 Korrik 2025, 20:39 | Ballkani

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin e regjimit, Presidenti Aleksandër Vuçiç e ka fokusuar narrativën tek nevoja e Serbisë për t’i mbrojtur.

Gati në çdo dalje publike gjatë kohëve të fundit flet për një ushtri të pathyeshme dhe të mirëarmatosur edhe në mënyrë të fshehtë. Por, teksa fqinjët e Serbisë, veçanërisht Kosova, i shohin me shqetësim deklarata të tilla, analistët në Serbi mendojnë se kjo retorikë i dedikohet kryesisht audiencës së brendshme, shkruan A2.

Nicola Burazer shprehet: “Epo, e keni parë se gjatë viteve të fundit Vuçiç ka folur gjithnjë e më shumë për armatosjen e Serbisë, duke shprehur krenari për arritjet kur bëhet fjalë për rritjen e buxhetit për ushtrinë, blerjen e armëve të reja, avionëve të luftës etj. Dhe kjo është diçka që besoj se e ndihmon qeverinë në planin e brendshëm kur bëhet fjalë për elektoratin e brendshëm. Ushtria është popullore në Serbi dhe në thelb qeveria e Vuçiçit ka përdorur ankesat nga luftërat e fundit duke argumentuar në thelb se Serbia përfundoi ashtu siç përfundoi për shkak të dobësisë dhe se për këtë arsye, duke qenë më e fortë, Serbia mund të shmangë çdolloj tragjedie të ngjashme në të ardhmen. Dhe kjo është diçka që besoj se e ndihmon qeverinë kur bëhet fjalë për zgjedhjet, veçanërisht kur bëhet fjalë për ata votues nacionalistë të ashpër që janë të shqetësuar për sigurinë, të cilët janë në një farë mënyre të bindur se Serbia është e rrethuar nga armiq dhe për këtë arsye duhet të mbrohet”.  

Gazetari dhe analisti serb, kryeredaktor i European Weastern Balkans, Nicola Burazer, thotë për A2 CNN se Vuçiç ia ka shpëlarë trurin serbëve me propagandën e tij, për gjoja rreziqet që i kanosen vendit. Megjithatë, ai thekson se të gjithë e dinë se siguria e Serbisë varet nga marrëdhëniet me fqinjët e veçanërisht NATO.Në një farë mënyre, qeveria i ka shpëlarë trurin njerëzve në 10 vitet e fundit që të besojnë se Serbia është plotësisht e rrethuar nga armiq, se do të sulmohet nëse nuk është mjaftueshëm e fortë për të mbrojtur veten. Dhe kjo është diçka që rezonon, do të thoja, fuqishëm me një pjesë të konsiderueshme të elektoratit serb. Por, sigurisht të gjithë e dimë se pavarësisht se sa e fortë është ushtria serbe, siguria e Serbisë dhe siguria e serbëve në të gjithë rajonin varet kryesisht nga fqinjët, nga NATO dhe marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët. Dhe për këtë arsye, nuk e shoh këtë si ndonjë lloj kërcënimi për rajonin apo ndonjë lloj ndryshimi të rëndësishëm të situatës kur bëhet fjalë për stabilitetin rajonal. Megjithatë, ka një ndikim sepse ndikon jo vetëm në perceptimet në Serbi, por edhe në vendet e tjera të rajonit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos