Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton për hapje për qarkullim të përkohshëm (sezonal) të PKK Strazimir, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, kjo pikë do të jetë e hapur nga data 25 korrik deri më 25 shtator 2025.
“Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitet dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe /apo turistike”, thuhet në vendim. (A2 Televizion)