Ish-lideri i Syriza-s, Stefanos Kasselakis ka prezantuar ditën e sotme në Athinë subjektin e ri politik të quajtur “Lëvizja për Demokraci”.
Emri i ri i partisë u zgjodh mes 15 alternativash, të cilat u votuan për 3 ditë radhazi nga mbështetësit e lëvisjes së Kasselakis.
Në fjalën e tij përpara mbështetësve, ku ishin të pranishëm dhe 5 ish-deputetë të Syriza, Kasselakis prezantoi vizionin e partisë së re, e cila nënvizoi, do të sjellë një epokë të re në politikën greke.
Kasselakis e cilësoi partinë e tij të re si një vazhdimësi të traditave përparimtare të vendit, e cila do të mbrojë gjithashtu politikat për klimën dhe energjinë, si dhe ato të demokracisë dixhitale. (A2 Televizion)