Kërcënim për ndarjen e Bosnjës, Dodik: Do të jem presidenti i parë i Republikës së Pavarur Srpska

Nga Xhevahir Qardaku
13 Nëntor 2023, 19:48 | Ballkani

Millorad Dodik paralajmëron një ndarje të mundshme të Bosnje e Hercegovinës. Duke folur në një intervistë për median K3, ai tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika, teksa zbuloi planin e tij në përgjigjen e pyetjes se ku e sheh veten në vitin 2030.

“Unë do të jem president i Republikës së pavarur të Republikës Sërpska në mandatin tim të parë”, tha Dodik.

Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje qytetarëve të Republika Srpska që t'i përmbahen fort atij dhe politikave të tij. Ky është paralajmërimi i radhës i Dodik që lë të kuptohet se ai po ndërton një plan për ndarjen e Bosnje e Hercegovinës.

Më herët lëshoi një thirrje për një referendum për ndërtimin e një shteti të Serbisë së Madhe, në të cilin do të përfshihej territor nga Serbia, Kosova, Republika Srpska dhe Mali i Zi. Kjo deklaratë u dënua ashpër nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos