Kontestohen zgjedhjet në Serbi, vëzhguesit: Ndërhyrja e Vuçiç vendimtare, u blenë vota

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 18:47 | Ballkani

Kontestohen zgjedhjet në Serbi, vëzhguesit: Ndërhyrja e

“Zgjedhjet e parakohshme në Serbi u dëmtuan nga prania e presidentit Aleksandër Vuçiç në fushatë, kushtet e pabarabarta në garë dhe raportimet e shpeshta për blerja votash nga mediat”.

Ishin këto disa nga konkluzionet paraprake të misionit vëzhgues që monitoroi procesin zgjedhor ditën e diel.

Vëzhguesit thanë gjithashtu se kanë regjistruar raste të keqpërdorimit të fondeve publike, përfshirje të administratës në fushatën elektorale dhe presion mbi votuesit, duke përfshirë rastet e blerjes së votave.

Aleanca opozitare SPN u ankua të dielën për atë që ata e përshkruan si shkelje të mëdha të procedurës zgjedhore, duke përfshirë zhvendosjen e votuesve, ryshfet dhe manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Beograd.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve në Serbi kishte gjithsej 361 vëzhgues nga 45 vende, duke përfshirë 254 ekspertë të Zyrës së OSBE-së.

Vëzhguesit u kërkuan gjithashtu autoriteteve serbe që të adresojnë të gjitha mangësitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos