Kotorri mbledh liderët e Ballkanit, të pranishëm 3 kryeministra shqiptarë

Nga A2 CNN
16 Maj 2024, 09:38 | Ballkani

Kotorri mbledh liderët e Ballkanit, të pranishëm 3 kryeministra

Mbahet sot në Kotorr të Malit të Zi, samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, ku pritet që në fokus të diskutimeve të jetë plani i rritjes për rajonin tonë.

Samiti do të organizohet nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, teksa të pranishëm do të jenë dhe tre kryeministra shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferri.

Të pranishëm në samit do të jenë dhe Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi dhe Ndihmëssekretari i Shtetit amerikan për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,

Përveç liderëve dhe ministrave nga vendet e rajonit, në samit marrin pjesë dhe organizatat partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve, Banka Botërore, Komuniteti i Transportit, Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ReSPA, GIZ, përfaqësues të lartë të Komisionit Europian dhe të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos