Tensione në Serbi, protestë e dhunshme në Beograd

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2023, 21:16 | Ballkani

Tensione në Serbi, protestë e dhunshme në Beograd

Tension i lartë në Serbi. Mbrëmjen e së dielës, një grup protestuesish u përpoqën që të hynin me forcë në Bashkinë e Beogradit, duke thyer xhamin e derës kryesore.

Por, ata u ndalën nga forcat e policisë në hyrje të godinës, duke përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Protesta vjen pasi opozita serbe ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Beogradit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas protestës masive, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen: “Asnjë revolucion nuk po gatuhet, asgjë nuk do të ketë sukses. Ne do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd me një reagim të butë dhe të qetë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos