Kur dashuria për kafshët sfidon flakët, imazhet nga Greqia bëjnë xhiron e rrjetit

Nga A2 CNN
13 Gusht 2025, 21:48 | Ballkani

Kur dashuria për kafshët sfidon flakët, imazhet nga Greqia

Zjarret që po shkrumbojnë zona si Akaia, Preveza, Kiosi dhe Kefalonia në Greqi, jo vetëm që po djegin pyje dhe shtëpi, por gjithashtu po kërcënojnë njerëzit dhe kafshët e bllokuara në flakë.

Qentë, macet, delet, kuajt, lopët dhe kafshë të tjera, shoqërues besnikë të njerëzve, po përballen me terror. Në një kohë kur njerëzit luftojnë për të shpëtuar pronën e tyre dhe për të evakuuar zonat, kafshët nuk kanë asnjë mënyrë për t'i shpëtuar flakëve.

Kur dashuria për kafshët sfidon flakët, imazhet nga Greqia

Nga fronti i zjarreve ka edhe imazhe shprese. Mediat helene kanë publikuar imazhe të kafshëve që i shpëtojnë zjarrit dhe e gjejnë veten në krahët e shpëtimtarëve. Xhiron e rrjetit e ka bërë fotoja që tregon një djalë në Akaia që me motorin e tij nxiton ti shpëtojë flakëve dhe në krah mban një dele.

Çdo shpëtim në këto kushte apokaliptike është një fitore e vogël për jetën.

Kur dashuria për kafshët sfidon flakët, imazhet nga Greqia

Vullnetarët dhe zjarrfikësit, mes tymit të dendur dhe prushit, po përpiqen të shpëtojnë përveç njerëzve edhe kafshët që janë gjendur në një rrugë pa krye. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos