All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

LIVE| "Zgjedhjet e tetorit janë një referendum", Bujar Osmani: Shqiptarët po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 21:37 | Ballkani
All - Paragraf - 1

Nënkryetari i BDI në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ishte i ftuar në emisionin Çdo Kënd në A2 CNN, ku foli për zhvillimet e fundit politike në vendin e tij dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.

Ish-ministri i Jashtëm në RMV, u shpreh se këto zgjedhje po konsiderohen si referendum, pasi prej muajsh tashmë ka një strategji për të përjashtuar shqiptarët.

All - Paragraf - 3

Osmani rrëfen se dhe kryeministri Mickoski përdor tone të papranueshme edhe ndaj tij duke thënë se si mundet që një shqiptar ka negociuar me Bullgarinë për identitetin e shtetit.

“Unë do të kisha dashur që këto zgjedhje të ishin lokale, por janë kthyer në një referendum, nëse shqiptarët do të nënshtrohen apo do t’i rikthehen parimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Këto parime na kanë përcaktuar si zot në vendin tonë. Ka një strategji përjashtimi shqiptarësh që ata të ndihen si qeraxhinj në shtëpinë e vetë. Kryeministri flet veçanërisht për mua dhe thotë se si mundet një shqiptar të ketë vendosur për identitetin e shtetit, të ketë neogociuar me Bullgarinë sikur unë jam qytetar i rendit të dytë edhe kur jam ministër i Jashtëm, edhe pse t’i je i zgjedhur nga Kuvendi ti nuk ke të drejtë të negociosh në emër të shtetit. Kjo i ka bërë shqiptarët të ndjehen të përjashtuar dhe të nënvlerësuar”, tha Osmani në A2 CNN. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos