Të paktën tetë emigrantë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy gra, kanë vdekur pas mbytjes së një anijeje në ishullin grek të Samos. Sipas asaj që raportojnë mediat greke vlerësohet se në bord ndodheshin gjithsej 50 persona.
Deri më tani 36 emigrantë janë shpëtuar dhe identifikuar, ndërsa tre të tjerë janë gjetur në bregun shkëmbor të ishullit.
Era e fortë vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit dhe kërkimin për ndonjë të zhdukur. (A2 Televizion)