Millosh Vuçeviç, ish-ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh udhëheqës i Partisë Progresive Serbe në pushtet, është mandatuar për formimin e qeverisë së re të Serbisë.
Në vendimin, që u nënshkrua nga Vuçiç, theksoh se se Millosh Vuçeviç deri më tani ka kryer me përgjegjësi detyrat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes “duke treguar se ka dedikim dhe ekspertizën e nevojshme për të kryer funksionin e kryeministrit”.
“Besoj se Millosh Vuçeviçi ka kualitetit profesionale dhe personale për të kryer detyrën e kryeministrit dhe ai më siguroi se mund të krijojë kabinetin qeveritar”, tha Vuçiç.
Ndër detyrat e kryeministrit të ardhshëm serb do të jetë organizimi i panairit botëror, EXPO 2027, si dhe ruajtja e paqes, stabilitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.
Afati i fundit për formimin e Qeverisë së Serbisë është 90 ditë nga data e konstituimit të Parlamentit serb.
Vuçeviç ishte zgjedhur në postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë dhe ministrit të Mbrojtjes në tetor të vitit 2022. (A2 Televizion)