“Modeli i Kosovës për paqen në Ukrainë!" Joseph: Do të pranohet nga Putin e Zelensky

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 21:26 | Ballkani

“Modeli i Kosovës për paqen në Ukrainë!" Joseph:

Modeli i Kosovës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është propozimi i profesorit Edward Joseph për një armëpushim mes Rusisë e Ukrainës. Sipas tij një marrëveshje e ngjashme me rezolutën 12 44 të OKB-së mund t’i krijojë një armëpushim mes Kievit dhe Moskës dhe me administrim ndërkombëtar të Donbasit. Në një intervistë për rreth e Qark me Rosalba Bejdon në A2 CNN, Edward Joseph, Profesor në John Hopkins dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor, theksoi se ky propozim do të jetë i prnaueshëm për të dyja palët.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Paris ka thënë që mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë është problemi kyç në Ballkan. Ne mund ta adresojmë këtë problematikë në Ballkan në një mënyrë e cila avancon një armëpushim në Ukrainë, e cila sjell Rusinë dhe Ukrainën së bashku në një armëpushim dhe rrit presionin për Vladimir Putin për ta pranuar armëpushimin. Janë dy hapa; i pari në armëpushim ne duhet të kemi një plan presidenti Trump përmendi diçka për shkëmbim territoresh propozimi im është që ne të përdorim të njëjtin model që Rusia pranoi sa i takon Kosovës, e theksoj këtë që është rezoluta e OKB-së 1244. Me këtë model ne i japim përfitime konkrete Ukrainës nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër. Është një propozim për kompromis sa i takon territorit në rajonin e Donbasit, duke përdorur të njëjtin formulim i cili është përdorur në Kosovë pas vitit 1999 që konsiderohet se ka qenë i paqartë sa i takon sovranitetit të Kosovës sipas rezolutës 1244 dhe duke përdorur këtë model ne mund të arrijmë një armëpushim i cili do jetë i pranueshëm për Putinin dhe Zelenskyn”, tha ai në A2 CNN.

I pyetur se cilat janë ngjashmëritë mes Kosovës dhe Donbasit, Joseph u përgjigj se bëhet fjalë për territore të kontestuara dhe çështja e sovranitetit është thelbi i problemit

“Ngjashmëritë mes dy rasteve, kemi territore të kontestuara kemi çështjen e sovranitetit që është thelbi i problemit. Kemi dy vende Rusia nga njëra anë Rusia që thotë ky është territori ynë dhe duke përdorur forcën Rusia ka aneksuar këtë territor. Nga ana tjetër Ukraina e mbështetur nga SHBA e BE dhe shumica e vendeve në OKB ka thënë që jo ky nuk mund të jetë territor i Rusisë se është realisht pjesë e Ukrainës. Kemi mosmarrëveshje për një territor të caktuar dhe kemi një luftë që vijon me Rusinë. Ende njerëzit po vdesin dhe nuk ka një rezolutë reale në betejën e luftës. Objektivi i Trump është të arrijë një armëpushim dhe mund të përdorim këtë rezolutë modelin e 1244 për të arritur armëpushim. Është objektivi i duhur se ajo që është e ngjashme në këtë rast është mosmarrëveshja e njëjtë që ka qenë me Kosovën, e cila pretendonte për të qenë një shtet i pavarur dhe kjo rezolutë 1244 mund të përdoret në këtë rast”, u përgjigj ai në A2 CNN.

Sipas tij, këto territore mund të vendosen në një status të ngjashëm me ato të Kosovës, në të cilin ajo u vendos pas vitit ’99.

“Këto rajone ne mund t’i vendosim në një status të ngjashëm me ato të Kosovës, në të cilin Kosova u vendos pas 99 duke sjellë OBK e OSBE për ta vendosur këtë zonë në administrim ndërkombëtar dhe kjo do i sjell përfitime Rusisë se do të mbulojë territorin edhe Rusia vetë nuk e kontrollon sot dhe do ketë vështirësi të mëdha për ta kontrolluar dhe do t’i sjellë përfitime Ukrainës se edhe ajo nuk do të detyrohet të heqë dorë nga sovraniteti i saj. Dhe zgjidhja përfundimtare do ti jepet sovranit, referendumit. Ky nuk është një propozim përfundimtar por i ndërmjetëm në të njëjtën mënyrë sesi u veprua me rezolutën 12 44”.

Profesori thekson se “Rusia është mbështetësi më i madh i kësaj rezolute dhe Putin ka insistuar se precedenti i Kosovës është baza që Rusia të njohë e aneksojë Donbasin e Krimenë dhe e ka përdorur si shembull”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos