“Në mbrojtje të njerëzimit”, konferenca e sigurisë në Beograd hapet me pamjet e Banjskës

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2024, 20:54 | Ballkani

Në Beograd është mbajtur Konferenca e Sigurisë e organizuar nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë.

Konferenca është hapur me pamjet e sulmit serb në Banjskë të Zveçanit. Konferenca mban titullin “Në mbrojtje të njerëzimit”, ku në panelin e parë u diskutua për zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

Për dialogun Kosovë-Serbi, planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe konfliktet në Lindje të Mesme e sigurinë kibernetike kanë diskutuar mbi 70 folës në 16 panele me mbi 50 pjesëmarrës.

Në hyrje u shfaq edhe pamja e dhunës së protestuesve serbë në veri të Kosovës gjatë vitit të kaluar.

Në mesin e panelistëve në ditën e parë është edhe ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos