Mijëra protestues bllokuan rrugët kryesore në Beograd dhe qytete të tjera serbe dje, ndërsa protestat që kërkonin zgjedhje të parakohshme vazhduan për natën e dytë pas një tubimi masiv në kryeqytet të shtunën.
Në përgjigje të arrestimit të një “numri të madh qytetarësh” pas protestës, aktivistët kundër korrupsionit, kanë bërë thirrje për veprime të mëtejshme.
Mijëra persona kanë reaguar duke ngritur dhjetëra bllokada rrugore rreth kryeqytetit.
Kryetari i Partisë Demokratike (DS) Srgjan Milivojeviq, tha se nuk do të lejojnë që Serbia të bëhet Bjellorusi dhe se Aleksandar Vuçiq ka hyrë në luftë kundër popullit të tij.
Nënkryetari i Lëvizjes Popullore Serbe, Aleksandar Ivanoviq, tha se regjimi i Vuçiq tha se do të shtypte rebelimin e qytetarëve në mars, por dje 150 mijë njerëz e mohuan këtë. (A2 Televizion)