"Po vjen koha për përgjegjësi", Vuçiç reagon ashpër pas protestave: Nuk ka falje për asnjë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 15:16 | Ballkani

"Po vjen koha për përgjegjësi", Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ashpër pas protestave të ditës së djeshme në Beograd, që kërkojnë zgjedhje të reja.

Në një deklaratë për mediat, Vuçiç dënoi dhunën në protesta dhe fajësoi për të qytetarët protestues, që sipas tij, kanë shkelur ligjin.

Ai tha se arrestimet do të vijojnë për të gjithë ata që janë përfshinë në trazira, teksa shtoi se nuk do të ketë falje për asnjë që kryen dhunë.

“Për shtatë muaj, terrori është ushtruar nga njerëz që e kanë marrë ligjin në duart e tyre dhe e kanë shkelur atë. Dhe ata u sollën si të dërguar të Zotit, të cilët mund të bëjnë çfarë të duan. I bëj thirrje Prokurorisë të bëjë punën e saj, ka ardhur koha për përgjegjësi.

Unë nuk do të jap falje, nuk ka falje për ata që kryen dhunë. Jo vetëm njerëz të rinj, arrogantë dhe mendjemëdhenj morën pjesë në atë dhunë, por edhe njerëz të moshuar që i nxitën ata për hir të ambicieve personale politike. Ata u vonuan sepse tubimi ishte vonë. Ishte e qartë se pas kësaj do të përdornin dhunën, thjesht nuk e di se çfarë kishin në mendje, se do të ishin më të fortë se shteti. Përkufizimi i një shteti është se ai ka pushtet, nuk ka asgjë më të fortë se shteti.

Do të ketë shumë arrestime të tjera për sulme ndaj policisë, ky nuk është fundi. Po punojmë për identifikimin e personit, BIA po punon gjithashtu për këtë, anëtarëve të së cilës u jam mirënjohës, dhe anëtarëve të agjencive dhe shërbimeve tona të tjera, puna e të cilëve është kjo”, tha mes të tjerash Vuçiç.

 

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos