Deputetët grekë nisi të mërkurën diskutimin në parlament të ligjit shumë të debatuar që synon të legalizojë martesat e së njëjtës gjini.
Diskutimet për pr/ligjin pritet të zgjasin dy ditë dhe nëse ai merr votat e nevojshme, Greqia bëhet vendi i parë i krishterë që miraton një ligj të tillë.
Seanca është shoqëruar me protesta nga kisha, por edhe të opinionit publik që tashmë e mbështet me një diferencë të ngushtë këtë ndryshim.
Sipas Zërit të Amerikës, nëse miratohet, projektligji do t’u jepte të drejta të plota prindërore çifteve të së njëjtës gjini, por nuk do të lejojë lindjen e “porositur” të foshnjave nga gratë në Greqi për llogari të çifteve meshkuj. (A2 Televizion)