Përdorimi i gjuhës shqipe, përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 14:59 | Ballkani

Një përplasje e fortë mes partive shqiptare, në pushte dhe në opozitë, ka ndodhur në seancën e fundit të kuvendit në Maqedoni të Veriut.

Shkak është bërë përdorimi i gjuhës shqipe dhe protesta e studentëve që kërkojnë që provimi i jurisprudencës të bëhet edhe në shqip, shkruan A2.

Rina Ajdari, deputete e BDI, u shpreh: “Kur një e drejtë që është e shkruar në ligj kërkohet në rrugë, atëherë problemi nuk është te studentët, problemi është te institucionet, problemi është te ju. Dhe ktë radhë institucionet nga kjo qeveri pa legjitimitet etnik, e ju si përfaqësues shqiptar është dashur me kohë të merrni përgjegjësi nëse ju cenohen të drejtat e shqiptarëve në vend. Në fund të fundit çfarë kuptimi ka përfaqësimi politik, nëse qytetarët ende duhet të dalin në protestë për të drejtat e tyre elementare”.

Bekim Sali, zëvendëskryeministër i RMV-së, deklaroi:“Për informimin tuaj dhe të opinionit, studentët kanë qenë të pranuar nga unë, ditën e parë kur kanë marrë iniciativën me nënshkrimet dhe shqetësimi i tyre është dëgjuar dhe në mënyrë institucionale jemi përgjigj dhe kemi marrë masat e duhura për ta zgjidh atë problem dhe ai problem do të zgjidhet. Studentët shqiptarë do ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos