“Serbia, një vend i rrezikshëm”, Kroacia thirrje qytetarëve: Mos kaloni në vendin fqinj

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 19:58 | Ballkani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë u ka rekomanduar shtetasve të saj që t'i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Serbisë. Kështu raporton Radio Evropa e Lirë.

Në një njoftim të publikuar sot, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve kroatë për “kujdes të shtuar, ndjekje të situatës aktuale dhe informim më të detajuar para udhëtimit, sidomos në dritën e sjelljeve të papërshtatshme dhe të pabazuara nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”.

“Vendimi për të udhëtuar jashtë vendit është përgjegjësi personale e secilit individ. Rekomandimet dhe paralajmërimet për udhëtimet jashtë vendit, të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, janë të natyrës këshilluese”, thuhet në njoftim.

ë Serbi, ditëve të fundit janë organizuar bllokada rrugësh si përgjigje ndaj thirrjes së studentëve për “mosbindje civile”, pas protestës së madhe të mbajtur më 28 qershor, në të cilën u kërkua shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos