Serbia dhe Hungaria thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në fushën ushtarake. Presidenti Aleksandër Vuçiç, pasi dha urdhra për Forcat e Armatosura kundër Kosovës, priti në Beograd kryeministrin Viktor Orban.
“Një takim i përzemërt dhe miqësor me Viktor Orban. Sot kemi konsultime njëditore në Beograd dhe po zhvillojmë një dialog strategjik mbi katër tema të rëndësishme si: Situata gjeopolitike dhe politika e jashtme; Ekonomia dhe përmirësimi i marrëdhënieve tona; Bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në prodhimin ushtarako-industrial; dhe Partneriteti midis Serbisë dhe Hungarisë në të gjitha fushat e tjera”, njoftoi presidenti serb.
Vuçiç më pas foli në serbisht duke lavdëruar mikun e tij, me këtë të fundit që ia ktheu në anglisht dhe me një batutë: “nuk flas serbisht dhe nuk kuptoj serbisht, nuk e di çfarë tha saktësisht, por çfarëdo që tha miku im Aleksandër është padyshim e vërteta, unë i besoj atij njëqind për qind”. (A2 Televizion)