Zbulohen në Athinë 4 laboratorë me 3.700 pasaporta të falsifikuara, mes tyre edhe shqiptare

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 09:39 | Ballkani

Zbulohen në Athinë 4 laboratorë me 3.700 pasaporta të

Policia greke ka zhvilluar një megaoperacion, të quajtur “Cerberus”, duke arrestuar 23 persona që realizonin trafik të qenieve njerëzore, ndërsa kanë sekuestruar 3,700 pasaporta të falsifikuara.

Janë identifikuar të paktën 4 laboratorë që prodhonin pasaporta të falsifikuara, nga fotot që tregojnë se ato ishin kryesisht shqiptare dhe greke.

Nga hetimi i deritanishëm, i cili është në vazhdim, janë sekuestruar 3,700 pasaporta dhe karta ID të falsifikuara nga vende të ndryshme dhe afërsisht 50,000 euro. Oficerët e policisë gjetën çanta me pasaporta të falsifikuara, sirtarë plot me pulla dhe zarfa me para në apartamentet që kontrolluan.

Siç tregohet në videon e publikuar nga ELAS, u arrit të arrestohej kreu i bandës, i cili kishte ngritur një laborator të madh në një apartament në zonën e banesave të punëtorëve në Peristeri.

Sipas informacioneve, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, duke fituar të paktën 4 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos