Serbia në grevë të përgjithshme, Vuçiç përballet me zemërim të shtuar popullor

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 12:50 | Ballkani

Serbia në grevë të përgjithshme, Vuçiç

Dy protesta të mëdha janë paralajmëruar për sot në Serbi, ndërsa vendi ka hyrë në grevë të përgjithshme.

Greva është iniciuar nga studentët dhe gjimnazistët, me mbështetjen e sindikatave dhe shoqatave të ndryshme profesionale.

Protestat në Serbi kanë nisur pas shembjes së çatisë në një stacion të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 15 persona.

Për këto protesta presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës, ndërsa deri më tash dorëheqje ka dhënë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos