Një debat i fortë u zhvillua mes deputetit të Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe politikanit socialist Petro Koçi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.
Përplasja nisi pas deklaratës së Koçit, i cili akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka sfiduar vazhdimisht rendin kushtetues.
Boçi iu kundërpërgjigj Koçit duke i thënë se “i ka ngelur ora te Berisha” ndërkohë që tema është takimi Gogu-Veliaj. Po ashtu deputeti demokrat tha se për socialistët partia është mbi Shqipërinë.
DEBATI
Koçi: Nëse ka një njeri që e ka sfiduar vazhdimisht rendin kushtetues është Sali Berisha.
Boçi: Tani po mbron Veliajn ti, në raport me Toni Gogun. Mbroje se i majtë je, ti duhet ta mbrosh, unë jo.
Koçi: Nëse ka një njeri që sfidon gjithmonë rendin kushtetues është Sali Berisha. Për mua është absurde të akuzosh një njeri që është në qeli…
Boçi: Po mo Sali Berisha i vajti Velajt në burg, s’ishte Toni Gogu, edhe këtë do ta thoni nesër! Po lëre se lat nam me këtë…
Koçi: Ti hiqe nga kryetar partie, shpëto PD-në.
Boçi: Ne jemi këtu për Gogun dhe Veliajn. Petro ty të ka ngelur ora te Sali Berisha.
Koçi: Ora ime është Shqipëria, jo Sali Berisha.
Boçi: Është partia! Lëre se e dimë, e ka thënë Taulanti.
Koçi: Ti partinë mbaje me shëndet, edhe mos e shërofsh dot kurrë.
Boçi: Ne nuk e vendosim partinë mbi Shqipërinë, jeni ju dhe e keni deklaruar.
(A2 Televizion)