“Shpërthimi” i presidentit me “turp për ju”, Vuçiç tregon çfarë zbuluan ‘spiunët’ rusë për armën sonike 

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 13:05 | Ballkani

“Shpërthimi” i presidentit me “turp për ju”,

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, përdor spiunët e Rusisë për të hedhur poshtë akuzat e protestuesve se kundër tyre u përdor arma e fuqishme sonike.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, ai pretendoi se hetimet nga Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB, rezultoi se kjo armë nuk është përdorur.

“FSB është një shërbim ku drejtor është Aleksandër Bortnikov, një burrë që për mua, ka qenë kreu i një prej shërbimeve më të fuqishme në botë në histori për shumë kohë dhe është një prej njerëzve të afër të Vladimir Putin. Ata deklarojnë dhe po e citoj: ‘Bazuar në rezultatet e marra, një konkluzion kategorik mund të bëhet se pajisjet akustike të forta, të cilat i posedon policia e Serbisë, nuk janë përdorur gjatë protestës’. Ky ishte konkluzioni.

Gjithçka ishte përgatitur më përpara dhe ishin bërë llogaritë si pjesë e një… revolucioni shumëngjyrësh, përmes së cilit po bëhet luftë kundër Serbisë, në aspektin politik, ekonomik, psikologjik dhe të informacionit. Prandaj, turp për ju, gënjeshtarë të mjerë. Ju deshët t'i bënit keq vendit tuaj dhe i keni shkaktuar shumë dëm. Ju i keni shkaktuar shumë dëm Serbisë tuaj. Turp për të gjithë ju që morët pjesë në këtë”, tha Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos