“Qielli po më bie në kokë nga presioni”, Vuçiç: FSB ruse zbardhi të vërtetën për përdorimin e topit zanor

Nga Rosalba Bejdo
16 Prill 2025, 20:29 | Ballkani

Hetimet e FSB-së ruse shfajësojnë presidentin Vuçiç nga akuzat se ka përdorur armatime akustike kundër protestueseve me 15 mars. Vuçiç citoi raportin e FSB që sipas tij është publikuar në faqen e BIA-s në serbisht dhe rusisht.  

“Më 15 mars në mbrëmje u tentua që më në fund të bëhej një revolucion me ngjyra në vendin tonë, u përgatit kjo gënjeshtër për përdorimin e topit zanor”, tha presidenti.

“Kriminalizimi, de-humanizimi është zbatuar, kur përfaqësuesi i lartë gjerman për politikë të jashtme dhe përgjegjës për bisedimet tona me shqiptarët thotë se përdorimi i topave akustike është pengesë në rrugën evropiane të Serbisë”, ishin fjalët e Vuçiç.

Presidenti serb shfrytëzoi konferencën edhe për ti uruar suksese kryeministrit Gjuro Macut, qeveria e së cilit mori aprovimin e kuvendit.

Ai foli gjithashtu për presionin që po ushtrohet ndaj tij nga perëndimi për vizitën e planifikuar në Moskë më 9 maj me rastin e ditës së fitores.

“Më duket sikur qielli po më bie në kokë nga presioni”, u ankua lideri serb.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos