Sorensen i BE në Serbi, Vuçiç ankohet për Kosovën dhe kërkon Asociacionin

Nga Xhevahir Qardaku
9 Prill 2026, 15:02 | Ballkani

Emisari special i Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen, zhvilloi një vizitë në Beograd, me synimin e qartë për të rifilluar takimet e nivelit të lartë. Ai u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili si gjithmonë vërshoi një mal me ankesa për Kosovën, që në pjesën më të madhe janë pjesë e propagandës së tij për të portretizuar një situatë krize ndaj pakicës serbe.

“Unë theksova veçanërisht rëndësinë e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, si një element kyç për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së popullit tonë, i cili është një detyrim që duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme”, theksoi Vuçiç.

Sa i përket kthimit në tryezën e nivelit të lartë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të qartë se duhet të plotësohen kushtet e vendosura: dorëzimi i terroristit Milan Radoiçiç dhe tërheqja e letrës së ish kryeministres Ana Brnabiç, që refuzon marrëveshjen e normalizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos