''Sot flas për Kosovën", Vuçiç: Situata e popullit serb është shumë e vështirë

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 10:00 | Ballkani

Aleksandar Vuçiç do të mbajë sot një fjalim drejtuar qytetarëve serbë dhe jo vetëm, për situatën në Kosovë dhe rezolutën e Srebrenicës, ku Serbia akuzohet se ka kryer gjenocid, si dhe per çështje tjera të rëndësishme.

Vuçiç ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social Instagram, se ndihet krenar për luftën e Serbisë në Kombet e Bashkuara, duke thënë se e vërteta nuk mund të mposhtet me forcë.

Lideri serb, thekson se situata për popullin është shumë e vështirë dhe komplekse dhe se është mjaft e qartë se vendet e mëdha perëndimore do të përpiqen ta miratojnë rezolutën e Srebrenicës, pothuajse me çdo kusht.

Ai shtoi se kundërshtimi i guximshëm dhe tregimi se e vërteta nuk mund ta mposhtë forcën ka qenë dhe do të jetë gjithmonë rruga e Serbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos