Dy vajza adoleshente shqiptare kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Kolibar mbrëmjen e kaluar, në një aksident me motoçikletë.
Të dyja vajzat 16 vjeç, ishin nxënëse në Shkollën e Mesme të Muzikës në Kërçovë. Shkolla shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e dy nxënëseve, duke theksuar tronditjen që ky aksident ka shkaktuar.
Shkaqett e aksidentit janë ende të paqarta teksa policia ka nisur hetimet. (A2 Televizion)