“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!” Trump kërkon kokën e tij, por Vuçiç telefonon mikun Maduro

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 18:11 | Ballkani

“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!” Trump

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur administrata amerikane e presidentit Donald Trump vendosi një shpërblim të majmë për arrestimin e tij, duke e konsideruar një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Vuçiç e konsideron Maduron një mik të madh të Serbisë dhe nënvizon se bisedoi me të për sfidat aktuale globale dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

“Serbia e vlerëson shumë mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Venezuelës kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës”, shkruan Vuçiç në një deklaratë.

Nuk dihet nëse ky zhvillim do të ndikojë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Uashingtonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos