Tronditet Kroacia, burri vret nënën, gruan dhe më pas veten

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 13:27 | Ballkani

Tronditet Kroacia, burri vret nënën, gruan dhe më pas veten

Një krim i rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci, ku një burrë ka vrarë fillimisht nënën dhe më pas gruan e tij. Pas vrasjes së nënës së tij, ai ka ndjekur bashkëshorten në dyqan, të cilën e ka vrarë me armë zjarri.

Vrasësi më pas është mbyllur në shtëpi dhe është vetëvrarë. Qytetarët janë shprehur të tronditur pas krimit të frikshëm.

Sipas dëshmitarëve, autori ishte me të brendshme dhe me pushkë në dorë hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po vraponte në panik dhe po kërkonte ndihmë.

Ndërkohë, mediat vendase njoftojnë se, autoritet kroate kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen makabre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos