All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Krim brenda familjes në Tetovë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 16:37 | Ballkani
All - Paragraf - 1

Krim brenda familjes në Tetovë, dy të vdekur dhe dy të

Vrasje brenda familjes në Tetovë. Mediat në vend bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Çellopek ku të vdekur kanë mbetur dy persona.

All - Paragraf - 3

Sipas raportimeve, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Policia e Sektorit për punë të Brendshme në vend bëri të ditur pasditen e së mërkurës se personi që ka hapur zjarr, një 60-vjeçar është vënë në pranga. Vendi i ngjarjes është rrethuar nga kordonët policorë.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi pak minuta më parë për mediat se vrasja e dyfishtë, dyshohet se për motiv ka çështjet e pazgjidhura pronësore në familje.

Çellopeku është fshat i Komunës së Bërvenicës, në periferi të Tetovës.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos