Trump paralajmëron rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi: Biden mori disa vendime të marra, por unë do i rregulloj

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 17:50 | Ballkani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur ditën e sotme çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump është shprehur se paraardhësi i tij, Joe Biden, “e ka dëmtuar perspektivën afatgjate” mes dy vendeve, me disa vendime të cilat ai i quajti “shumë të marra”, ndërsa paralajmëroi se “do ta rregullojë” këtë.

Trump tha më tej se në mandatin e tij të parë, ai ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, situata mes dy vendeve ishte përshkallëzuar me intensitet të madh.

"Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në luftë", shkroi Trump, raporton A2 CNN.

"Unë e ndala. Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të marra, por unë do ta rregullojë, përsëri!”, tha ai më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos