U zgjodh kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Vjosa Osmani uron Talat Xhaferin: Moment historik për shqiptarët

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 16:12 | Ballkani

U zgjodh kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Vjosa Osmani uron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin, i cili sot u zgjodh kryeministri i parë shqiptar i një qeverie teknike, në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në “X”, Osmani shkruan se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut,.

“Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi Osmani.

A2 CNN Livestream

Latest Videos